Studentët e vitit të parë të Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tetovës, të udhëhequr nga Doc.
Dr. Arben Halili, më 27 prill 2026, realizuan një cikël vizitash në disa subjekte relevante në Tetovë,
në kuadër të zhvillimit të mësimit praktik në lëndën “Ekonomia e Ndërmarrjes”.
Vizita u konceptua si një mundësi për të afruar studentët me realitetin e funksionimit të bizneseve
dhe institucioneve, duke i njohur ata me dimensionin praktik të koncepteve të trajtuara gjatë
ligjëratave.
Gjatë qëndrimit në Zyrën e Avokaturës “Iseni”, studentët u informuan mbi rëndësinë e kornizës
ligjore në aktivitetin ekonomik, si dhe mbi sfidat juridike që e shoqërojnë funksionimin e
ndërmarrjeve. Ndërkohë, në kompaninë “Lial”, ata patën rastin të mësojnë më shumë për
menaxhimin e biznesit, organizimin e brendshëm dhe mënyrat e përshtatjes në një treg konkurrues.
Aktivitetet e tilla mundësojnë integrimin e teorisë me praktikën, duke ndikuar drejtpërdrejt në
ngritjen e kapaciteteve profesionale të studentëve dhe në përgatitjen e tyre për sfidat reale të tregut.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume