Një ngjarje e rëndë është regjistruar më 29.04.2026 në Tetovë, ku zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 15-vjeçar nga Zhelina. Sipas informacioneve për Tetovasot, rasti është denoncuar nga Spitali Klinik i Tetovës, pasi dy të rinj A.K. (19) dhe M.A. (18) janë paraqitur me lëndime nga mjet i mprehtë. Pas hetimeve është konstatuar se ata janë sulmuar para një shkolle të mesme nga i mituri, i cili gjithashtu ka pësuar lëndime. Në vendngjarje janë gjetur thikë dhe kaçavidë, ndërsa rasti po procedohet nga Prokuroria.