Më 01.05.2026 në ora 10:00 në fshatin Jazhincë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.B. (47) nga po i njëjti fshat, për shkak të dyshimit se gjatë muajve mars dhe prill, në rajonin e Stacionit Policor të Tearcës, ka kryer disa vepra penale “vjedhje”, “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje e rëndë në tentativë”, të dënueshme sipas neneve 235 dhe 236 të Kodit Penal. Ai është mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtejshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume