6 maj 2026, Shkup – Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska u takua në Bruksel me dejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme për Politikën e Fqinjësisë dhe Zgjerimin e Komisionit Evropian, Gert Jan Kopman, në të cilin diskutuan për zbatimin e reformave dhe progresin në kuadër të Agjendës reformuese 2024–2027.

Gjatë takimit u potencua progresi i realizuar deri më tani në zbatimin e reformave, si dhe dinamika e aktiviteteve të ardhshme. Ministrja theksoi se Ministria e Financave po investon të gjitha kapacitetet e saj në përmbushjen e detyrimeve të saj, me ç’rast është arritur progres i konsiderueshëm, dhe theksoi se Qeveria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj procesit reformues. Ministrja në takim potencoi se në fushën e financave publike po ndërmerren aktivitete për përforcimin e llogaridhënies dhe transparencës, ku reformat janë pjesë e transformimit më të gjerë drejt afrimit të ekonomisë me tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian, përforcimin e institucioneve dhe sigurimin e përfitimeve konkrete për qytetarët dhe bizneset.

Në takim u theksua se vendi ynë vazhdon të jetë plotësisht i harmonizuar me Bashkimin Evropian në planin politik, ekonomik dhe strategjik.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume