Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami nuk morën pjesë në “tubimin e bashkimit” të LDK-së, të cilës sot edhe zyrtarisht ju bashkua Vjosa Osmani e cila në vitin 2020 ishte larguar nga kjo parti dhe kishte themeluar Listën Guxo.

Në këtë takim nuk u panë as figura të tjera të rëndësishme të kësaj partie, si kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti dhe Përparim Rama, kryetar i Prishtinës.

Hoti e Bajrami nuk kishin marrë pjesë as në takimit e Kryesisë së LDK-së në të cilën u vendos që Osmani të jetë bartëse e listës dhe kandidate për presidente, kurse Abdixhiku kandidat për kryeministër.Në fjalimin e saj Osmani u ka bërë thirrje të gjithë atyre që “munguan” që të bashkohen.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume