Një ngjarje e rëndë ka tronditur Manastorin mëngjesin e sotëm, ku një 33-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij transmeton Tetovasot.
Sipas informacioneve nga SPB Manastir, sot rreth orës 06:40, A.R. (33) nga Manastiri ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij A.V. (31), me të cilën nuk jetonin së bashku. Si pasojë e plagëve të marra, ajo ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Vdekjen e ka konstatuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë.
I dyshuari është privuar menjëherë nga liria nga ana e policisë dhe është ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.TS