Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi një takim me kryetaren e Forumit të Grave të Partisë AK, Tugba Ishik Erxhan, si dhe me deputeten e Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë, Rukije Genç Toj, të cilat po qëndrojnë në Shkup në kuadër të konferencës së organizuar si pjesë e programit “Nga zemra në zemër” (Gönülden Gönüle) për Ballkanin.

Në këtë takim, kryetari Gashi i përgëzova për iniciativën e vlefshme dhe organizimin e suksesshëm të konferencës, me ç’rast u shkëmbyen mendime dhe përvoja lidhur me përforcimin e rolit të grave dhe rëndësinë e përfaqësimit të tyre në jetën publike dhe politike. Njëkohësisht, ai shprehu mbështetjen e tij të plotë për avancimin e pjesëmarrjes dhe lidershipit të grave.

Bashkëbiseduesit e vlerësuan takimin si miqësor dhe konstruktiv, duke theksuar se ai paraqet një kontribut të rëndësishëm në thellimin e dialogut, bashkëpunimit të ndërsjellë dhe marrëdhënieve miqësore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume