MASH-i, me mbështetjen e Telekomi i Maqedonisë, do të implementojë në mënyrë graduale dëftesat digjitale
Krahas dëftesave të shtypura në letër në fund të këtij viti shkollor, nxënësit nga klasa e parë
deri në të tretë për herë të parë do të pranojnë edhe dëftesa digjitale, si rezultat i përkushtimit
të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për digjitalizimin e arsimit. Ky është hap i rëndësishëm
në procesin e modernizimit të shërbimeve arsimore në vend dhe realizohet me mbështetjen e
Telekomi i Maqedonisë.
„Këtë vit shkollor fillojmë me vendosjen graduale të dëftesave digjitale. Ato do të kenë
vlefshmëri të njëjtë me dëftesat në letër, të cilat gradualisht do të zëvendësohen, gjë që do të
lehtësojë punën administrative të shkollave, do të ulë shpenzimet për shtypje dhe do të
mundësojë qasje online në dokument në çdo kohë. Vazhdojmë me digjitalizimin e sferës së
arsimit. Jam e kënaqur me intensitetin e këtij procesi, sepse pothuajse të gjitha procedurat për
realizimin e të drejtave dhe shërbimeve janë thjeshtësuar dhe realizohen në mënyrë
elektronike. Mbetet edhe regjistrimi në arsimin e lartë, ndërsa me implementimin e dëftesave
digjitale hapet mundësia për realizimin edhe të këtij qëllimi”, deklaroi ministrja Vesna
Janevska gjatë vizitës së sotme në Telekomi i Maqedoni.
Telekomi i Maqedonisë ka dhuruar nënshkrime elektronike për të gjitha 368 shkollat fillore
në vend, me ç’rast do të mundësohet realizim më i thjeshtë, më i shpejtë dhe më efikas i
procesit të lëshimit të dëftesave digjitale.
„ Digjitalizimi i arsimit është një nga investimet më të rëndësishme për të ardhmen e shtetit.
Nxënësit e sotëm janë gjenerata që do të jetojnë, mësojnë dhe punojnë në botë plotësisht
digjitale, prandaj është e rëndësishme të krijojmë një sistem arsimor modern, efikas dhe të
aksesueshëm. Si lider në transformimin digjital, Telekomi i Maqedonisë ka përgjegjësinë të
mbështesë në mënyrë aktive proceset që sjellin përfitime afatgjata për shoqërinë. Me
sigurimin e nënshkrimeve elektronike për të gjitha shkollat fillore, kontribuojmë në
digjitalizim më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më efikas të arsimit dhe mbetemi partner i fortë
i institucioneve në krijimin e shërbimeve moderne për gjeneratat e reja”, deklaroi Goran
Markoviq drejtor kryesor ekzekutiv .
Me futjen e dëftesave digjitale, nxënësit dhe familjet e tyre do të kenë qasje më të lehtë dhe
më të shpejtë në dokumente, ndërsa shkollat do të përfitojnë proces më efikas administrativ
dhe arkivë të përhershme elektronike. Çdo dëftesë digjitale ruhet në arkivë të përhershme
elektronike dhe sipas nevojës dhe kërkesës së nxënësit ose familjes së tij, mund të shtypet
nga shkolla. Në vitet në vijim, dëftesat digjitale do të fillojnë të zbatohen gradualisht edhe për
nxënësit e klasave më të larta.


