Burim Haxhiu emocionon me mesazhin për 3-vjetorin e Elite Sports: “Filluam si një tingull, por u bëmë orkestër”
Me një mesazh emocionues dhe plot reflektim, Burim Haxhiu ka shënuar 3-vjetorin e Elite Sports, projektit sportiv që ka bashkuar të rinj shqiptarë nga të gjitha trojet informon Tetovasot.
Në postimin e tij, Haxhiu kujton fillimet modeste të projektit, të ndërtuara mbi një ide, disa fëmijë dhe një besim të madh përtej mundësive reale.
“Filluam si një tingull, por u bëmë orkestër”, shkruan ai, duke përshkruar rrugëtimin e mbushur me sakrifica, dyshime dhe lodhje, por edhe me bashkim, pasion dhe ëndrra të përbashkëta.
Sipas tij, në Elite Sports janë bashkuar të rinj nga Kosova, Shqipëria, Macedonia e Veriut, Presheva, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare, duke krijuar një familje të madhe sportive përtej kufijve.
Ai thekson se projekti është ndërtuar mbi sakrificat e familjeve, udhëtimet e gjata dhe besimin se çdo talent meriton një mundësi.
“Sot nuk jemi vetëm një projekt. Jemi një zë i përbashkët. Një familje që po rritet, që po mëson, por që nuk ndalet”, shprehet Haxhiu, duke lënë të kuptohet se rrugëtimi i Elite Sports sapo ka hyrë në kapitullin e tij më të rëndësishëm.TS