Dorëzohet policia kufitare e Maqedonisë së Veriut! Dy orë pasi mbyllën kufirin në Bllacë, me arsyetimin se “ka rënë sistemi” dhe pas reagimeve të shumta, policia kufitare ka rihapur sërish kufirin për qarkullim. Në ndërkohë, meqëse shumë ngadalë, hyrjet e kosovarëve në Maqedoni vijojnë.
Se është rihapur vendkalimi kufitar në Bllacë, ka informuar edhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës.
“Ju informoë se në PPKK Hani i Elezit-Bllacë, në ora 14:15, është rregulluar sisitemi i Policisë së RMV dhe ka filluar qarkullimi sipas sistemit hyrje/hyrje”.