Përfaqësuesi i VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar pas protestës së sotme studentore në Shkup, duke komentuar praninë e përfaqësuesve politikë në tubim.

Në një status publik, Ibrahimi ka thënë se protesta e sotme mund të konsiderohet rast unik, pasi sipas tij, në të njëjtin protestim morën pjesë edhe studentët që kërkojnë të drejtat e tyre, por edhe ata që kanë qenë pjesë e miratimit të ligjit që i ka diskriminuar.

“Mund të jetë rast unik që në protestën e njëjtë marrin pjesë bashkë të diskriminuarit dhe diskriminuesit. Sot në Shkup protestuan studentët, që e kërkojnë të drejtën e tyre të merituar në Ligjin për provimin e jurisprudencës, bashkë me ata që e kanë miratuar Ligjin e provimit të jurisprudencës”, ka shkruar Ibrahimi.

Deklarata e tij vjen në kohën kur debati për organizimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ka nxitur reagime politike dhe protesta studentore në vend.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume