Ushtria e Iranit ka paralajmëruar se do të “hapë fronte të reja” kundër Shteteve të Bashkuara nëse ato rifillojnë sulmet, në një deklaratë të bërë publike të martën.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA, zëdhënësi ushtarak Mohammad Akraminia tha se çdo agresion i ri ndaj Iranit do të përballet me përgjigje më të zgjeruar dhe me mjete të reja ushtarake.

“Nëse armiku është aq budalla sa të bjerë përsëri në kurthin sionist dhe të nisë agresion të ri kundër Iranit tonë të dashur, ne do të hapim fronte të reja kundër tij, me pajisje dhe metoda të reja”, u shpreh Akraminia.

Deklarata vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se kishte shtyrë nisjen e një ofensive të re, me shpresën e arritjes së një marrëveshjeje diplomatike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume