Një 52-vjeçar nga Negotina ka përfunduar në prangat e policisë pasi kërkohej me urdhër të gjykatës për vuajtje dënimi me burg për vepra që lidhen me narkotikët.
Sipas informacioneve të SPB Tetovë, më 18 maj rreth orës 21:10, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Gallatës kanë arrestuar V.A. (52), i cili kërkohej nga Gjykata Themelore e Gostivarit.
“Ai kërkohej për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muajsh për veprën penale ‘prodhim dhe lëshim në qarkullim i paautorizuar i narkotikëve’”, thuhet në njoftimin policor.
I arrestuari është dërguar në Burgu i Idrizovës për vuajtjen e dënimit.TS