Një incident shqetësues është raportuar në Tetove, ku një i mitur dyshohet se është sulmuar fizikisht nga tre bashkënxënës të tij.
Rastin e ka denoncuar babai i të miturit, Z.B. (49), i cili ka njoftuar policinë se sulmi ka ndodhur në udhëkryqin mes rrugëve “Boris Kidriç” dhe “Jane Sandanski”.
“Sipas denoncimit, gjatë sulmit është përdorur edhe një send metalik”, bëjnë të ditur nga policia.
Rasti po dokumentohet në koordinim me prindërit dhe Qendra për Punë Sociale.TS