Policia në Gostivar ka arrestuar një 32-vjeçar pasi është kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi.
Sipas policisë, më 18 maj rreth orës 21:15 në rrugën “Beliçica”, është ndaluar automjeti “Seat Ibiza” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte A.S. (32) nga Banjica e Poshtme.
“Është konstatuar se personi e ka drejtuar automjetin pa poseduar patentë shoferi”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.
Automjeti është konfiskuar, ndërsa ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse pas dokumentimit të rastit.TS