Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave të dyshuar për trafikim droge.

Bëhet fjalë për L.Gj. (39) dhe G.N. (42), të dy nga Gostivari, të cilët dyshohen për veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike”.

“Më 07.11.2025 gjatë kontrollit ndaj të dyshuarit të dytë është gjetur kokainë, të cilën paraprakisht e kishte siguruar nga i dyshuari i parë”, njofton policia.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume