Dr. Aleksandar Trifunovski, kirurg-urolog dhe anëtar i ekipit për transplantim, në kuadër të fushatës kombëtare që realizohet nën moton “Dhurimi i organeve i jep kuptim më të lartë njerëzimit!”, apelon për avancimin e organodhënies.

Akti i dhurimit të organeve ndodh në momentet më të vështira të jetës së një familjeje. Personi lë mesazh për familjen e tij, ndërsa i jep një mundësi për jetë një personi tjetër apo disa personave. Apeloj për avancimin e organodhënies. Vendimet më të vështira në jetë lënë dritën më të fuqishme pas vetes, thotë dr. Trifunovski.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, thekson se mesazhi i mjekëve që çdo ditë përballen me pacientë që presin transplantim është thirrja më e fuqishme për rritjen e vetëdijes shoqërore për nevojën e dhurimit të organeve.
– Dhurimi i organeve është një vendim i thellë njerëzor, me të cilin shpresa vazhdon të jetojë. Obligimi ynë si institucione është ta zhvillojmë sistemin, të punojmë për rritjen e besimit dhe të krijojmë një kulturë në të cilën dhurimi i organeve do të njihet si akt solidariteti, empatie dhe respekti më të lartë ndaj jetës, porosit ministri Aliu.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume