DRAMË NË TETOVË/ Ish-partneri kërcënonte me jetë gruan përmes mesazheve zanore, Tetovasot zbardh detajet
Një rast serioz kërcënimi është denoncuar në SPB Tetovë, ku një grua 43-vjeçare nga Gostivari me banim në Tetovë ka raportuar ish-partnerin e saj jashtëmartesor.
Sipas denoncimit, siç mëson Tetovasot, personi me iniciale M.D.(50) nga Kriva Pallanka në disa raste i ka drejtuar kërcënime për jetën, ndërsa kulmi ka ndodhur mbrëmjen e 18 majit, kur përmes një aplikacioni celular i ka dërguar disa mesazhe zanore me përmbajtje kërcënuese.
Rasti është paraqitur më 19.05.2026 në orën 10:30 në SPB Tetovë dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Tetovasot do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet lidhur me këtë rast që ka shqetësuar opinionin.