Policia në Gostivar ka arrestuar një 20-vjeçar që kërkohej me fletarrest për vuajtje dënimi me burg.
Sipas DPB Gostivar, bëhet fjalë për S.M. (20) nga Shuto Orizari, me qëndrim të përkohshëm në Gostivar.
“Ai kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtjen e dënimit prej një viti e katër muajsh për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’”, thuhet në njoftim.
Policia dyshon se i njëjti ka lidhje edhe me disa vjedhje të tjera në shtëpi në rajonin e Gostivarit. Pas arrestimit ai është dërguar në Burgu i Shkupit.TS