Një profesoreshë e Shkollës së Mesme Teknike në qytetin kroat të Zadarit ka marrë sot një befasi të jashtëzakonshme dhe mjaft emocionale në oborrin e shkollës, kur maturantët i zbuluan makinën që ia kishin blerë si dhuratë, në shenjë mirënjohjeje për punën katërvjeçare, durimin dhe edukimin që kanë marrë nga kujdestarja e tyre e klasës, raportojnë mediat lokale.

​Maturantët, të cilët janë shkolluar për teknikë të aviacionit, e kanë organizuar së bashku këtë befasi të madhe, ndërsa profesoresha, siç mund të shihet edhe në videon e publikuar, ka mbetur pa fjalë dhe në gjendje shoku të plotë.

​E gjithë aksioni ishte përgatitur në fshehtësi të rreptë, ndërsa momenti i dorëzimit të çelësave ishte i mbushur me emocione të forta. Kur kujdestarja e klasës, Nina, kuptoi se çfarë po i dhuronin në të vërtetë nxënësit e saj, ajo mbeti e habitur dhe pothuajse pa fjalë, përderisa nëpër oborr jehonin duartrokitjet dhe thirrjet festive nga maturantët krenarë, shkruan portali „Morski.hr”.

​Pas një gjesti të tillë, nuk ka dyshim se kujdestarja e klasës, Nina, ka bërë një punë të shkëlqyer – para së gjithash, ka edukuar njerëz me zemër të madhe, shkruan portali lokal.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume