E rëndë në Florida. Një 50-vjeçare ka humbur jetën pasi u sulmua nga dy qen pitbull. Momentin e sulmit, gruaja po tentonte të largonte qenin e saj me të cilin po shëtiste, kur fatkeqësisht u sulmua nga qentë e tjerë.

Bashkëshorti i saj ka treguar se e gjeti gruan në gjendje shumë të rëndë, pavarësisht përpjekjeve të tij për ta shpëtuar, fatkeqësisht nuk ia doli. 50-vjeçarja u transportua me helikopter në spital, por ndërroi jetë më vonë nga plagët e marra.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume