Ish-Presidenti i Croatia, Stipe Mesić, i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Partia e Lirisë, Tedi Blushi, ku shpreh solidaritetin e tij me Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në letrën e tij, Mesiç shprehet se ka mësuar “me trishtim” për atë që ai e cilëson si shkelje të të drejtave themelore të njeriut ndaj Metës gjatë procesit gjyqësor, si edhe për trajtimin çnjerëzor në paraburgim.

I jam thellësisht i trishtuar që të drejtat civile të z. Meta janë të kërcënuara”, thuhet në reagimin e ish-presidentit kroat.

Mesiç i bën thirrje institucioneve shtetërore shqiptare që të mbrojnë të drejtat themelore të Ilir Metës, ndërsa kërkon edhe reagimin e organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave civile.

“Kërkoj nga të gjitha organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave civile, të reagojnë pozitivisht”, shprehet ai në letër, duke shtuar se mbetet në pritje të një reagimi nga institucionet përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume