Policia në Shkup ka arrestuar katër persona në lokacione të ndryshme të qytetit pasi tek ta janë gjetur substanca narkotike.
Të arrestuarit janë I.M. (23), S.B. (30), E.L. (18), të gjithë nga Shkupi dhe A.V. (20) nga Kratovë.
“Sipas policisë, janë sekuestruar substanca pluhurore, materie të bardha dhe marihuanë”, raporton Tetovasot.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë kallëzime përkatëse.TS