Zëvendëskryeministri Bekim Sali ka shprehur mirënjohjen e tij për punën e bërë rreth përgatitjes dhe shqyrtimit të Ligjit për jurisprudencën.

​Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sali ka vlerësuar lart angazhimin dhe qasjen e anëtarëve të komisionit përkatës, duke e cilësuar procesin si mjaft produktiv.
​„E falënderoj komisionin për punën konstruktive që e kanë bërë për Ligjin e jurisprudencës!“, ka shkruar zëvendëskryeministri Sali në profilin e tij zyrtar.

​Ky ligj konsiderohet si një hap i rëndësishëm në kuadër të reformave në sistemin ligjor dhe rregullimin e provimit të jurisprudencës, ndërsa falënderimi i zëvendëskryeministrit vjen si konfirmim i koordinimit të suksesshëm institucional për këtë çështje me rëndësi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume