Një 41-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski”, raporton Tetovasot.

Sipas denoncimit, ai ishte duke ecur në trotuar pranë një objekti hotelierik kur është ndaluar nga pronari i lokalit, me të cilin kishte mosmarrëveshje të mëhershme.

“I njëjti e ka sulmuar fizikisht, por është ndaluar nga kalimtarët e rastit”, njofton policia.

SPB Gostivar po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume