Sipas agjencisë zyrtare iraniane IRNA, Mohajerani theksoi se situata e sigurisë mbetet e brishtë dhe se strukturat ushtarake janë të përgatitura për çdo skenar.

Ajo u shpreh gjithashtu se zhvillimet e fundit lidhur me Ngushticën e Hormuzit dhe negociatat në vazhdim po ecin në përputhje me vullnetin e popullit iranian, të cilin e cilësoi si “karburant për raketat iraniane”.

Mohajerani shtoi se ekonomia iraniane është në proces rimëkëmbjeje, ndërsa akuzoi Shtetet e Bashkuara për “bllokadë detare” që e cilësoi si pirateri, duke paralajmëruar se kjo situatë mund të ndikojë në tregjet ndërkombëtare.

Sipas saj, qeveria po punon për menaxhimin e tregut dhe për ruajtjen e ekuilibrit mes ofertës dhe kërkesës, në një periudhë tensionesh të vazhdueshme gjeopolitike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume