Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga Monika Kryemadhi gjatë paraqitjes së saj në SPAK, ku ajo ishte e thirrur në kuadër të masës “detyrim paraqitje”.

Ilir Meta pritet të lejohet të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të të atit, e cila do të zhvillohet në fshatin Çepan të Skraparit.

Po ashtu është bërë e ditur se leja është miratuar nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa autoritetet kanë marrë masat e nevojshme për shoqërimin e tij në përputhje me procedurat ligjore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume