Kryetari i Komitetit parlamentar për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme, Milovan Drecun, vlerësoi sot se deklarata e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, se Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të vendit të tij, përbën vazhdim të politikës së “Shqipërisë së Madhe” dhe shtoi se një deklaratë e tillë përbën kërcënim të hapur për sigurinë e Serbisë.

Drecun tha se ideja e “Shqipërisë së Madhe” po zbatohet vazhdimisht dhe se kushdo që insiston në pavarësinë e Kosovës e mbështet këtë koncept.

“Sot këtë e ka konfirmuar edhe Hoxha. Për ta, Kosova janë pjesë përbërëse e Republikës së Shqipërisë, ata e trajtojnë atë si territorin e tyre. Kur Ministri i një vendi fqinj flet në mënyrë kaq të ashpër dhe të pafytyrë, duke thënë ‘kush prek Kosovën, prek edhe Shqipërinë’, kjo është një mesazh se Kosova është territor i tyre”, tha Drecun për TV Pink.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume