Dimitrieska-Koçoska: Po zhvillojmë politikë fiskale të përgjegjshme, për përmbushjen e të gjitha detyrimeve ndaj kreditorëve dhe për sigurimin e kushteve për rritjen ekonomike
Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska njoftoi sot se procesi i shlyerjes së euroobligacionit të emetuar në vitin 2020 në vlerë të përgjithshme prej 700 milionë eurosh është mbyllur plotësisht dhe se të gjitha mjetet e nevojshme për shlyerjen e euroobligacionit ishin planifikuar dhe siguruar paraprakisht. Mjetet u depozituan në llogarinë devizore dhe shlyerja u realizua sipas dinamikës së planifikuar.
“Sot, pagesa e euroobligacionit të emetuar në vitin 2020 u përfundua zyrtarisht në vlerë të përgjithshme prej 700 milionë eurosh. Me këtë, ne kemi përmbushur plotësisht këtë detyrim ndaj investitorëve. Mjetet nga ana jonë u paguan javën e kaluar dhe sot ato tashmë kanë arritur në llogaritë e investitorëve. Siç dihet, në muajin shkurt të këtij viti shlyem para kohe një pjesë të këtij euroobligacioni në vlerë prej 383.7 milionë eurosh. Qëllimi ynë ishte që mjetet e siguruara përmes euroobligacionit të emetuar në muajin janar 2026 t’i shfrytëzonim për kryerjen e shlyerjes së parakohshme dhe kështu të arrijmë kursime në normën e interesit. Në këtë mënyrë, kursyem 3.2 milionë euro në buxhet”, shpjegoi ministrja në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Hristijan Mickoski.
Ajo potencoi se kjo është pjesë e aktiviteteve më të mëdha që Ministria e Financave ndërmerr vazhdimisht për servisimin në kohë dhe të rregullt të të gjitha detyrimeve shtetërore dhe se që nga gjysma e dytë e vitit 2024, kur morëm përgjegjësinë për menaxhimin e financave publike, e deri më sot, janë servisuar detyrime në vlerë të përgjithshme prej 4.556 miliardë eurosh dhe se 9 miliardë euro janë për shlyerje në tremujorin e ardhshëm dhe se procesi i menaxhimit të kujdesshëm të detyrimeve do të vazhdojë.
“Në gjysmën e dytë të vitit 2024, u paguan 786 milionë euro, gjatë vitit 2025 , u paguan 2.198 miliardë euro dhe gjatë vitit 2026 u paguan 1.571 miliardë euro. Në vitin 2027, respektivisht 1.4 miliardë euro, në vitin 2028 u paguan 1.9 miliardë euro, në vitin 2029 u paguan 1.1 miliardë euro, në vitin 2030 në vlerë prej 1.7 miliardë eurosh dhe në vitin 2031 u paguan 1.2 miliardë euro. Përveç kësaj, janë edhe huamarrjet 12-mujore në periudhën 2026-2031, që do të thotë rreth 1 miliard euro bono shtetërore që maturohen dhe kthehen vazhdimisht”, nënvizoi ministrja.
Ajo shtoi se këto janë detyrime që tashmë dihen dhe janë pjesë së strategjisë afatmesme për menaxhimin e borxhit publik dhe se në periudhën në vijim do të vazhdojë planifikimi i kujdesshëm dhe sigurimi në kohë i mjeteve për servisimin e tyre.
Sipas ministres, kjo është gjendja reale që po menaxhohet dhe trajtohet me përgjegjësi dhe transparencë. Ajo theksoi se fokusi ynë është tek e tashmja dhe e ardhmja, servisimi në kohë i të gjitha detyrimeve, ruajtja e vlerësimit kreditor të vendit dhe sigurimi i stabilitetit të financave publike. Njëkohësisht, vazhdojmë të jemi të përkushtuar fuqimisht ndaj konsolidimit fiskal, uljes graduale të deficitit buxhetor dhe borxhit publik, si dhe sigurimit të mjeteve për investime dhe zhvillim. Ky është koncepti që kemi zbatuar që nga dita e parë dhe që ka për qëllim sigurimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe standardit më të mirë të jetesës së qytetarëve.
Në konferencën për shtyp, ku Kryeministri iu referua të dhënave të fundit të publikuara mbi rritjen e PBB-së në tremujorin e parë të vitit 2026, ai theksoi se paralelisht me servisimin në kohë të detyrimeve, ekonomia vazhdon të japë rezultate pozitive.
“Të dhënat e sotme mbi aktivitetin ekonomik janë një tregues tjetër se njëkohësisht mund të zhvillojmë politikë fiskale të përgjegjshme, t’i përmbushim të gjitha detyrimet ndaj kreditorëve dhe të sigurojmë kushte për rritjen ekonomike. Në këtë drejtim, zbatimi i investimeve kapitale vazhdon më tej, deficiti buxhetor po zvogëlohet gradualisht, ndërsa borxhi publik mbahet në nivel stabil dhe të qëndrueshëm. Përcaktimi ynë mbetet i pandryshuar, respektivisht konsolidimi gradual fiskal, ulja e deficitit, menaxhimi i përgjegjshëm i borxhit publik dhe krijimi i kushteve për rritje më të lartë ekonomike. Qëllimi përfundimtar i të gjitha këtyre politikave është që rezultatet e ekonomisë, në kohë pasigurie globale, të ndihen në jetën e përditshme të qytetarëve përmes standardit më të lartë të jetesës, më shumë investimeve dhe mundësive më të mira për zhvillim”, theksoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.