Në SPB Shkup është raportuar një sulm fizik ndaj dy personave të moshuar në zonën e Kisela Voda.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, incidenti ka ndodhur më 3 qershor rreth orës 20:25, kur një 39-vjeçar nga Shkup ka sulmuar fizikisht T.J., 82 vjeç, dhe M.A., 73 vjeç, të dy nga Shkupi.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume