Një lajm i rëndë ka tronditur opinionin sportiv mbarëshqiptar. Ish-futbollisti i kombëtares së Kosovës U-21 dhe i disa skuadrave të njohura, Fatjon Bunjaku, ka humbur jetën tragjikisht në moshën 22-vjeçare, si pasojë e një aksidenti rrugor.
Lajmi i hidhur është bërë i ditur fillimisht nga faqja zyrtare e fshatit të tij të lindjes, Samadraxhë, e cila ka njoftuar banorët dhe opinionin e gjerë për ndarjen nga jeta të të riut.

“Të nderuar bashkëvendas, ju njoftojmë që mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fatjon Fatmir Bunjaku. Në emër të të gjithë banorëve të fshatit ju shprehim ngushëllime familjes Bunjaku”, thuhet në njoftimin e dhimbshëm të komunitetit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume