Kosova edhe një herë dëshmoi mbarëvajtje të suksesshme të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, duke konfirmuar funksionimin e institucioneve dhe shtetit të së drejtës.

VLEN e vlerëson këtë proces dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në përcaktimin e drejtimit politik të vendit.

Në këtë frymë urojmë kryeministrin në detyrë, z. Albin Kurti, si dhe subjektin e tij politik Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e arritur, i cili, sipas rezultateve të zgjedhjeve, rikonfirmon besimin e qytetarëve në disa cikle zgjedhore radhazi.

Ne shprehim shpresën dhe besimin që ky mandat të shërbejë për forcimin e institucioneve stabile, funksionale dhe gjithëpërfshirëse në Republikën e Kosovës, në funksion të zhvillimit ekonomik, sundimit të ligjit dhe mirëqenies së qytetarëve.

Njëkohësisht, VLEN thekson rëndësinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dy shtete mike dhe partnere strategjike në rajon, me qëllim forcimin e stabilitetit, integrimit evropian dhe zhvillimit të përbashkët.

VLEN riafirmon përkushtimin ndaj vlerave demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume