Mickoski: Qeveria do të bëjë gjithçka që mundet për t’i ndihmuar bizneset, prodhimi i të cilave është i destinuar për eksport
Mirëdita edhe nga unë. Unë do të doja të them se jam jashtëzakonisht i impresionuar nga ajo që, nga një biznes modest familjar „Vinçini“, gjegjësisht „Makprogres“ në këtë rast, po shndërrohet në një, do të thoja, gjigant rajonal.
Me një qarkullim prej më shumë se 40 milionë eurosh, kompania vërtet përfaqëson një nga fundamentet, nga themelet e industrisë maqedonase të ëmbëlsirave.
Ne si Qeveri, kuptohet, do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar biznese të këtij lloji, sepse rreth 80 për qind e prodhimit të përgjithshëm është praktikisht prodhim i destinuar për eksport.
Kjo do të thotë se „Makprogres“, qoftë drejtpërdrejt përmes brendit të tij „Vinçini“ apo si brend privat, tashmë prodhon dhe 80 për qind të prodhimit të tij e destinon për eksport.
Pra, edhe një herë do të doja të uroj drejtorin, pronarin dhe të gjithë të punësuarit që kontribuojnë, nëse nuk gaboj, 670 të punësuar.
I dëgjuam ambiciet dhe qëllimet e tyre, dhe ne si Qeveri do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar dhe për të qenë një vlerë e shtuar në realizimin e këtyre ambicieve dhe synimeve për 5 vitet e ardhshme.
Edhe një herë urime dhe le të shtohen investime të tilla në Maqedoni.
Ju faleminderit.






