Udhëheqësi suprem iranian, Mojtaba Khamenei, ka lëshuar një deklaratë të ashpër pas përshkallëzimit të ri të tensioneve mes Iran dhe Israel.

“Regjimit sionist i kanë mbetur vetëm pak ditë”, deklaroi Khamenei, sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Anadolu Agency.

Kjo deklaratë vjen pasi armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit u shoqërua me tensione të reja në terren. Sipas raportimeve, Irani kreu sulme me raketa ndaj Izraelit, ndërsa më pas autoritetet izraelite iu përgjigjën me kundërsulme, duke rritur frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.