Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Paradite do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fuqishme dhe kushte për mot të ligë me paraqitje të breshrit. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 8 deri 19, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 26 deri 34 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Në disa pjesë të luginave do të ketë kushte për paraqitje të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër, bubullima dhe erë të fuqishme. Temperatura minimale do të bie deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 33 gradë.
Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), deri të enjten paradite moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Për shkak të energjisë së madhe dhe lagështisë në atmosferë në orët e pasdites do të ketë kushte për zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fuqishme. Të premten pritet që proceset të jenë më intensive me shi më të dendur të rrëmbyeshëm dhe mot të ligë të izoluar me paraqitje të breshrit, ndërsa temperatura do të bie për disa gradë. Nga e premtja do të fryjë erë e fuqishme drejtimi veriperëndimor, më e shprehur përgjatë Vardarit.