Deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump vijnë vetëm disa orë pasi Irani dhe Izraeli ranë dakord të ndalin përshkallëzimin më të rëndë të dhunës mes tyre që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në prill, shkruan AlJazeera.
“Kemi qenë një ekip shumë i vendosur dhe besoj se po e fitojmë këtë përballje. Por fitorja e vërtetë do të vijë gjatë dy javëve të ardhshme, kur të shpallim fitoren e plotë”, tha Trump gjatë një tubimi virtual në mbështetje të senatorit Lindsey Graham, një prej aleatëve të tij më të afërt republikanë.
“Do të jetë një fitore e plotë. Kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe çmimet e naftës do të bien ndjeshëm”, shtoi ai.
Gjatë të hënës, Irani njoftoi se do t’i japë fund sulmeve kundër Izraelit, por paralajmëroi se do të reagojë me forcë dërrmuese nëse Izraeli vazhdon operacionet ushtarake në Liban.