Zhvillimi ekonomik i Maqedonisë së Veriut për VLEN-in është i lidhur ngushtë me thellimin e partneriteteve strategjike dhe bashkëpunimin konkret me vendet mike.

Në këtë drejtim, pas më shumë se 12 vitesh, Maqedonia e Veriut dhe Turqia rikthejnë dialogun e nivelit të lartë për transportin rrugor, një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe institucional ndërmjet dy vendeve.

Në Shkup, zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve nga radhët e VLEN, Kaltrina Zekolli, mirëpriti homologun e saj nga Turqia, Zëvendësministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, z. Dumuş Ünüvar, ku takimi u përmbyll me nënshkrimin e protokollit të ri për transportin rrugor.

Me këtë protokoll u dakordua rritja e kuotave të lejeve për transportin ndërkombëtar të mallrave, si dhe parashikimi i lejeve shtesë për vitin 2026.

Këto vendime sjellin lehtësim të drejtpërdrejtë për transportuesit dhe ndikojnë në rritjen e qarkullimit të mallrave dhe intensifikimin e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

Për VLEN-in si pjesë e qeverisë partneritetet strategjike nuk janë vetëm diplomaci, por instrument konkret për zhvillim ekonomik, më shumë mundësi për bizneset dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume