Një aksion i koordinuar i policisë së Tetovës dhe Gostivarit ka rezultuar me arrestimin e pesë personave që drejtonin automjete pa patentë shoferi. Tetovasot mëson se gjatë kontrolleve janë ndaluar katër drejtues motoçikletash në Gostivar dhe një drejtues automjeti në Tetovë. Me urdhër të Prokurorit Publik, të gjithë janë privuar nga liria, ndërsa mjetet e tyre janë konfiskuar. Pas dokumentimit të rasteve do të ngrihen kallëzime përkatëse.TS