Shtetet e Bashkuara kanë filluar sulme kundër disa caqeve në Iran për ditën e dytë rresht, tha të mërkurën Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane.

Sipas Komandës Qendrore, këto sulme janë kundërpërgjigje ndaj “agresionit të pajustifikuar dhe të vazhdueshëm të Iranit”, raporton televizioni CNN.

“Forcat e Komandës Qendrore të ShBA-së e filluan kryerjen e sulmeve shtesë të vetëmbrojtjes sot në orën 5:15 sipas zonës lindore amerikane kundër disa caqeve në Iran, me udhëzimin e komandantit suprem” – tha Komanda Qendrore në rrjetin X.

Më herët të mërkurën, presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se vendi i tij do të kryente një valë të re sulmesh ndaj Iranit.

“Ne do t’i sulmojmë ata, do t’i sulmojmë shumë fort” – tha Trumpi të mërkurën në Zyrën Ovale.

“I goditëm dje, do t’i godasim përsëri fort sot, në rast se ju ik [lajmi], në rast se nuk e ndizni televizorin, dhe do të shohim se çfarë ndodh me marrëveshjen” – shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

ShBA-ja kreu sulme dje si kundërpërgjigje ndaj atij që e cilësoi si rrëzim nga Irani të një helikopteri ushtarak amerikan në ujërat afër Omanit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume