Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me një shpërthim që kishte ndodhur në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit.

Sipas njoftimit policor, më 9 qershor 2026, Stacioni Policor në Deçan ka pranuar informatë për një shpërthim në këtë fshat. Menjëherë pas pranimit të njoftimit, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar viktimën, në oborrin e së cilës kishte ndodhur shpërthimi.

“Zyrtarët policorë i janë përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes, me ç’rast kanë takuar viktimën, në oborrin e shtëpisë së të cilit ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm”, thuhet në njoftim.

Hedh granatë dore në një oborr të një shtëpie në Deçan, i dyshuari gjendet në kërkim policor

Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa pas një pune intensive të hetuesve të Sektorit Rajonal për Hetime, më 10 qershor është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për rastin.

“I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, bëhet e ditur në njoftim.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume