Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha dhe zëvendësministrja Ane Lashkoska, sot realizuan vizitë në Parkun Kombëtar Pelister, së bashku me ambasadorin e Suedisë, Ola Solström.

Gjatë vizitës, drejtori i PK Pelister, Ivanço Toshevski, informoi për aktivitetet që po zbatohen për mbrojtjen e vlerave natyrore të parkut më të vjetër kombëtar në vend. Theks i veçantë iu kushtua ruajtjes dhe rigjenerimit të pyjeve të molikës – një lloj endemik dhe një nga simbolet më të njohura të Pelisterit.

Ministri Hoxha e përshëndeti iniciativën e PK Pelister për zbatimin e qasjeve bashkëkohore në menaxhimin dhe mbrojtjen e ekosistemeve pyjore dhe konfirmoi mbështetjen e Ministrisë për avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve të parkut.

Në këtë drejtim, Hoxha paralajmëroi mbështetje shtesë për Parkun Kombëtar Pelister, përmes investimit në një objekt bashkëkohor për zbulimin e hershëm dhe monitorimin e zjarreve pyjore.

MMJPH mbetet e përkushtuar ndaj përpjekjeve për mbrojtjen afatgjatë të trashëgimisë natyrore dhe përballimin e pasojave të ndryshimeve klimatike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume