Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar heqjen e sanksioneve ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.
Në një reagim të bërë publik për mediat shqiptare, DASH ka konfirmuar se janë lëshuar disa përjashtime, për përcaktimet e vendosura nga administrata e mëparshme.
Sipas DASH, ky vendim i shërben një interesi kombëtar bindës.
Reagimi i DASH:
‘Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime për disa përcaktime 7031(c) të vendosura gjatë administratës së mëparshme, sepse dhënia e përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës’.