Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 138 mln euro të vendosura në llogaritë e noteres Amela Muka, para me të cilat Artur Shehu do të blinte më pas pasuri.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Kompania “Albanian Land Development” ka luajtur rolin e ndërmjetësit me kompanitë e vëllerëzve Al -Kajat nga Katari.

Ndërkohë mësohet se janë sekuestruar pasuritë edhe të nipave të Mirit të Xhikes, Erion dhe Adrian Ramaj. Bëhet fjalë për vila në Green Cost.