Një grua 29-vjeçare nga Vrapçishti ka denoncuar në Policinë e Gostivarit se dy fëmijët e saj të mitur janë sulmuar fizikisht nga dy të mitur të tjerë nga i njëjti fshat. Sipas saj, të njëjtët persona edhe më herët kanë ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj fëmijëve të saj. Rasti po hetohet në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale.TS