Sot, në Kuvend, u mbajt debat publik i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, kushtuar Propozim-Ligjit për Armët, si pika e vetme e rendit të ditës.

Me miratimin e Ligjit për Armët do të mundësohet realizimi i objektivave të përcaktuara me ligj të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me ligjin e propozuar rregullohen kushtet për blerjen, posedimin, mbajtjen dhe bartjen, ruajtjen, prodhimin, riparimin, çaktivizimin (deaktivizimin), tregtimin, ndërmjetësimin, transferimin, transportin, ngarkim-shkarkimin dhe kalimin përmes kufirit shtetëror të armëve, pjesëve të tyre, pjesëve kryesore dhe municionit.

Debatin publik e hapi deputeti Brane Petrushevski, i cili i njoftoi të pranishmit me dispozitat themelore dhe qëllimet e Propozim-Ligjit për Armët. Në fjalën e tij hyrëse, ai theksoi se zgjidhja e propozuar ligjore është harmonizuar me legjislacionin përkatës të Bashkimi Evropian dhe paraqet një hap drejt avancimit të mëtejshëm të kornizës juridike kombëtare në këtë fushë.

Më pas, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Jovan Altanxhiev, e arsyetoi Propozim-Ligjin para anëtarëve të Komisionit dhe përfaqësuesve të organizatave të interesuara. Në paraqitjen e tij, ai theksoi rëndësinë e miratimit të ligjit, përfitimet që priten nga zbatimi i tij, si dhe nevojën për miratimin e një zgjidhjeje ligjore bashkëkohore dhe efikase. Me këtë rast, ai bëri thirrje për një debat të gjerë dhe gjithëpërfshirës, me qëllim arritjen e zgjidhjes ligjore më cilësore, e cila do të mund të zbatohet me sukses në praktikë.

Pas fjalimit të tij, paraqitjet e tyre i mbajtën përfaqësuesit e organizatave dhe institucioneve të pranishme, të cilët paraqitën mendime, propozime dhe vërejtje të orientuara drejt përmirësimit të mëtejshëm të tekstit të Propozim-Ligjit.

Pas përfundimit të listës së folësve, deputeti Brane Petrushevski i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në debat, si dhe për propozimet dhe vërejtjet konstruktive. Ai theksoi se nga debati publik do të përgatiten shënime stenografike, të cilat do të shërbejnë si bazë në procesin e mëtejshëm të plotësimit dhe përsosjes së tekstit përfundimtar të Ligjit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume