Një person ka humbur jetën si pasojë e një përleshjeje të ndodhur paraditen e së dielës në fshatin Kobaj të Prizrenit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se rasti është raportuar rreth orës 11:50, ku dy familje, kushërinj mes vete, janë përfshirë në një konflikt fizik duke përdorur mjete të forta.
“Si pasojë e lëndimeve të marra nga një mjet i mprehtë (thikë), ka humbur jetën një mashkull rreth 27 vjeç”, ka deklaruar Bytyqi.
Sipas tij, personat e dyshuar, si dhe familjarët e viktimës, janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren për procedura të mëtejshme.