Kombëtarja e Gjermanisë e ka marrë një fitore të thellë ndaj Curaçaos.

Gjermanët fituan 7-1 ndaj kombëtares së Curaçaos, me katër gola të shënuar në pjesën e dytë.

Gjermania shënoi e para në minutën e gjashtë, me anë të Felix Nmechas, teksa Curaçao barazoi në minutën e 21-të, me anë të Livano Comencencia.

Megjithatë, Gjermania riktheu epërsinë në minutën e 38-të të ndeshjes, me golin e Nico Schlotterbeckut.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Gjermania e shënoi edhe golin e tretë, të cilin e gjeti Kai Haverzi nga pika e bardhë e penalltisë.

Musiala e shënoi golin e katërt në minutën e 47-të të pjesës së dytë.

Nathaniel Brown e fundosi më thellë Curaçaon në minutën e 68-të.

Dhjetë minuta më vonë, Deniz Undav shënoi për 6-1.

Kai Havertzi shënoi në minutën e 88-të për 7-1.

Me këtë fitore, Gjermania e kryeson momentalisht grupin E të Botërorit 2026, teksa Curaçao është i fundit.

Ekuadori e Bregu i Fildishtë do të luajnë më vonë sonte.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume