Mersel Bilalli
Paramedoni të shofim ëndërr – Kaligulën, Hitlerin, Çauşeskun, Sadamin, Gadafin, Noriegan, Çavezin, si
po bënin gati valixhet, ndërsa një tip xhelati u ofronte opsione vdekjeje: varje në litar, prerje koke me
shpatë, djegie në turrë drush, pushkatim, gijotinë, karrige elektrike etj. Gjumi na del, e s’dime se përse
këso ëndërre?!
Protestat masive në Shqipëri kundër një zhvillimi të planifikuar të një resorti elitar botëror të
mbështetur nga kompania e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, në një zonë bregdetare të
mbrojtur, evoluan në një fushatë më të gjerë që sfidon një sërë politikash vendore. Me mijëra njerëz çdo
ditë dalin rrugëve të Tiranës, me kërkesë dorëheqje të qeverisë. Përmes motos kryesore "Rama në burg,
Berisha në burg”, ata s’duan të krahasohen me asnjë opsion ekzistues partiak.
E gjithë filloj kur një kompani për siguri të punimeve në Zvërnec, me arrogance tërhoqi zvarr njërin nga
protestuesit që pretendonte se pjesë e tokës ku do realizohej investimi në lagunën Vjosë – Nartë kishte
qenë e tij. Askush nuk priste se protesta do merrte përmasat që tani ka. Shkaku, resorti elitar prej rreth
4,5 miliard euro, i propozuar të vendoset në këte lagunë bregdetare, që është një zonë ligatinore e
mbrojtur e Shqipërisë. Kjo ligatinë “e pazëvendësueshme” është banim i më shumë se 200 llojeve të
zogjve shtegtarë, flamingove, fokave dhe breshkave detare që folezojnë. Chris Baker, drejtori i Wetlands
International Europe, është i bindjes se “Laguna Vjosë-Nartë është një ligatinë mesdhetare unike, e
paprekur dhe shumë e veçantë, që strehon mbi 200 lloje zogjsh dhe më shumë se 70 lloje të rrezikuara.”
Si pjesë e planit, zhvilluesit shpresojnë gjithashtu ta transformojnë edhe ishullin e pabanuar të Sazanit
në një pikë parajse turistike.
Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Shqipërinë se duhet të veprojë tani për të shmangur rrezikimin e
përpjekjeve për t’u bashkuar BE-së, dhe kërkon që ajo të përmbushë rregullat mjedisore të BE-së.
“Shqipëria duhet të përmbahet nga veprimet që mund të dëmtojnë përmbushjen e kriterit të mbylljes së
Kapitullit 27, dhe për këtë arsye ne presim që autoritetet shqiptare të veprojnë pa asnjë vonesë”, tha
zëdhënësi i Komisionit, Guillaume Mercier.
Protestat në Shqipëri janë në javën e dytë të organizimit. "Gen Z“ (gjenarata e lindur midis viteve 1997
dhe 2012), janë brezi i parë që janë rritur plotësisht me internetin dhe rrjetet sociale), kërkojnë
ndryshimin e mentalitetit dhe kastës politike, një dukuri që ekspertët e shohin gjithnjë e më në rritje në
Ballkan dhe më gjerë në botë. Ajo që po dëshmohet sot është një brez i ri rebelësh që po futen në
traditën e aktivizmit qytetar. Teksa Shqipëria vazhdon të përballet me emigracion të konsiderueshëm,
veçanërisht midis të rinjve. Numri i madh i paprecedentë i protestuesve tregon se po tani vërejmë një
ndryshim të rëndësishëm. Të rinjtë që po nxisin “Revolucionin Flamingo”, tani po zgjedhin të ngrenë
zërin, në vend të largimit nga vendi.
Në Bullgari, protestat e organizuara nga “Gen Z” në fundvitin e kaluar dhanë efekt brenda 3 javësh, me
dorëheqjen e qeverisë. Në Serbi, studentët për dy vjet kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë por deri tani
ende pa rezultat. Në Shqipëri gjithashtu thirrjet për dorëheqje janë artikuluar që nga nisja e protestës,
sëbashku me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, duke kërkuar ndëshkimin e të gjithë klasës
politike të këtyre 36 viteve. Edhe pse pas ramjes së sistemit monist Shqipëria kishtë rrogën mesatare për
vetëm rreth pesë dolarë, kur Maqedonia kishte rreth 240 marka gjermane. Kjo tregon stagnimin
maramendës zhvillimor të Maqedonisë se Veriut, realitet që pritet të shpërthej akoma më vrullshëm. Kjo
nuk do mund pakufi të pengohet me manipulimet etnike në vend. Me gjasa, në të ardhmen e afërt ajo
do ndodh edhe këtu në Maqedoninë e Veriut, e cila vazhdon të ushqej publikun me nacionalizëm të
thjesht njëqelizor nga një klasë politike me mentalitet të vjetëruar feudalist, e përcjellë nga një
servilizëm shqiptar po aq të rrezikshëm.
Protesuesit në Shqipëri kanë paraqitur 5 kërkesa kryesore: dorëheqjen e qeverisë; shfuqizimin e ligjit
dhe dispozitave për statusin e veçantë për investitorët strategjikë; tërheqjen e Paketës së Maleve;
anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura; dhe shfuqizimin e ndryshimeve në Ligjin për
Trashëgiminë Kulturore.
Kryeministri Edi Rama deklaron se një pjesë e fushatës online dhe narrativës që nxit këto protesta është
në të vërtetë një luftë hibride kundër Shqipërisë. Ai akuzoj Iranin, një vend me të cilin Shqipëria ka pasur
mosmarrëveshje të thellë diplomatike për vite me radhë pas do sulmeve kibernetike kundër Shqipërisë.
Në akuzë targetohen edhe agjenturat ruse e serbe të cilat janë shumë aktive në Ballkan. “Regjimi juaj
mund të hakojë rrjetet, të burgosë kritikët, të censurojë zërat, të kërcënojë kundërshtarët, të ngacmojë
fqinjët dhe të shpikë justifikime të pafundme për dështimet e tij. Por nuk mund t’i shpëtojë realitetit
përgjithmonë” – shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale, duke akuzuar Teheranin për kërcënime
dhe përdorim të propagandës për të justifikuar veprimet e tij. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane,
Esmaeil Baqaei, i hodhi poshtë pretendimet e Ramës. “Ishit ju zotëri, që e filluat këtë, andaj duhet t’i
përballeni me këte!” – shkroi ai në Platformën X. Duket se në përgjigje ka një pohim të konstatimeve të
Ramës, por nuk duhet fajin kërkuar te tjerët.
Njëherit, Rama për Euronews javën e kaluar tha se kundërshtimi ndaj projektit të propozuar të pasurive
të paluajtshme në bregdetin jugor të vendit po amplifikohet nga robotët, narrativat antisemite dhe
forcat e jashtme armiqësore për të nxitur tensionet në Shqipëri. Edi Rama e lidhi vëmendjen e madhe që
ka marrë Shqipëria në arenën ndërkombëtare për protestën dy javore që po zhvillohet në Tiranë për
shkak të përmendjes së emrit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Duke folur në 35 vjetorin e
krijimit të forcës politike që ai e drejton prej vitit 2005, Rama tha se nuk bëhet fjalë për Flamingot por
për Presidentin amerikan.
Pse pikërisht në këte moment?
Iliriana Gjoni nga qendra kërkimore “Carnegie Europe” me seli në Bruksel, organizatë e cila hulumton
ҫështjet e politikës së jashtme dhe sigurisë europiane, thotë se “është veçanërisht interesant momenti
në të cilin po ndodhin këto protesta”. “Në Shqipëri, shumë nga debatet që po zhvillohen sot mbi
konsultimin publik, transparencën, mbrojtjen e mjedisit dhe cilësinë e qeverisjes, e që lidhen ngushtë
me standardet që vendi ka marrë përsipër të zbatojë në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE.
Pikërisht për këtë arsye, protestat duhen parë me maturi dhe respekt. Në një demokraci funksionale,
tubimet paqësore dhe shprehja e pakënaqësisë qytetare nuk përbëjnë kërcënim për stabilitetin.
Përkundrazi, ato janë pjesë e mekanizmave përmes të cilëve shoqëritë korrigjojnë veten, forcojnë
institucionet dhe ndërtojnë besim mes qytetarëve dhe shtetit” – tha ajo në një intervistë për Deutsche
Welle.
Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Europën Lindore (ZOiS) me seli në Berlin, është e analizës se
“këto protesta janë një përpjekje për të rinegociuar kontratën sociale”. Deutsche Welle, analizon se
protestat nuk duhen parë vetëm si një reagim ndaj një projekti të vetëm, por si pjesë e një beteje më të
gjerë. „Nëse mijëra njerëz dalin në rrugë, pyetja kryesore për çdo qeveri demokratike nuk duhet të jetë
vetëm se kush mund të përfitojë nga protestat, por edhe pse këto protesta po rezonojnë me një pjesë të
shoqërisë – analizon „Carnegie Europe”.
Trajtim objektiv
Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, nuk guxojnë t’i trajtojnë reagimet publike me etiketa të vjetëruar
që më s’pinë ujë, ngjashme si në Serbi, ku Vuçiqi i paraqiste protestat e studentëve si përpjekje të
nxitura nga jashtë për të destabilizuar vendin. Përgjigjen duhet kërkuar, bredna vetes. Te funksionimi I
sistemit dhe legjitimiteti i përfaqësimit. Shqipëria, realisht mbetet një nga shoqëritë më pro-europiane
dhe pro-perëndimore në Ballkan. Rama thot – “o do të bëhemi si Dubai në kuptimin e atraksionit për
Lindjen e Mesme, o do mbetemi si Greqia, Kroacia e Mali i Zi ku turistët shkojnë me bukën e vet! S’bën
të themi se kemi frikë të zhvillohemi, të rritemi, e të pasurojmë vendin tone”. “Nuk bëhet shtet me këta
patriotët që shesin flamuj, qeleshe apo shqiponja” – tha Rama. Ai u ankua se ka pasur edhe persona nga
Kosova e Tetova, që kanë hedhur gurë në bulevard dhe kanë fshehur dorën. Duan të sjellin në Shqipëri
knetat e tyre.
Ҫfarë vjen më pas?
Në Bullgari, protestat e organizuara nga “Gen Z” në fundvitin e kaluar dhanë efekt brenda 3 javësh, me
dorëheqjen e qeverisë. Në Serbi, studentët kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë por deri tani ende pa
rezultat. Në Hungari rrëzuan Orbanin. Serbia pret në radhë. Ndoshta edhe Maqedonia nëse vazhdon
kështu.
Rama: “ju mendoni se luftoni kunder meje, por luftoni kunder femijve tuaj që nesër ta kenë më mirë nga
një investim prej 4,5 miliard dollar. Duani flamingot me shume se femijt tuaj. Na duhet një Shqiperi me
turizëm elitar global. Ka kritika edhe nga Greqia sepse s’duan t’ua marrim primatin”. Ai kritikoj edhe do
musliman që s’duan ebrej në Shqipëri. “Ata thuajnë se janë muslimanë, por kurran nuk kanë”- tha ai.
Tani do vëhen në funksion ambasadori amerikan në Shqipëri. Atij nuk guxohet t’I thuhet JO. Këso
protestash janë mesazh I keq për investitorë të huaj, aq më pak me elemente ekologjike, të organizuar
nga persona që nuk pastrojnë bërllokun as në oboret e tyre.
Maqedonisë urgjent i duhet normalitet!
Në protestat e Shqipërisë, u dëgjuan edhe parolla “Shqipëri etnike”. Me siguri nga të ardhurit jashtë
Shqipërisë. Dikush këndej mund t’i ketë adresuar protestuesit kundër Ramës, por ajte esapi del ndryshe.
Gabim njësoj si I atij amatorit politik që lëvdohej se si “UÇK e udhëheqka qeverinë”, që s’dinte se ashtu
vetëm se nxiste vrullin e nacionalizmit maqedonas që rezultoj me një qeveri radikalisht nacionaliste, e
që tani bën revision të shumë gjërave shiptare. Mllefi kolektiv tani vetëm se ndron anën. Në fakt këtu
për vite ndeshemi me deficit kohezioni ndëretnik, që është çelës zhvillimi.
Gabim fillestar bënë udhëheqja aktuale e Maqedonisë me revizionim të të drejtave të fituara. Kjo do
mund shumë t’i kushtoj shtetit, nga i cila edhe qarqet ndërkombëtare janë të lodhur. Vetëm ndjenja e
barazisë shpëton. Në Zvicër jetojnë 70 % gjermanë, por me barazi të plotë me 20% françezë dhe 10 %
Italian dhe asnjëra bashkësi nuk pretendon t’i bashkangjitet shtetit amë. Ujdhesat Alande janë të
banuara me Suedez por janë në kuadër të Finlandës me të gjitha të drejtat maksimale dhe gjithçka
funksionon perfekt. Flandria (pjesa frankofone e Belgjikës), nuk pretendon t’i bashkangjitet Francës
sepse të drejtat e tyre janë krejt të barabarta. Ka edhe shume e shumë shembuj tjerëv. Por, këtu
sidomos kur paria nacionaliste vjen në pushtet – ndjell djallin dhe i hap derën krahë më krah. S’si se si do
jetë përgjigja kur çdo kush do parashtroj pyetjen se përse disa rajone janë katër herë më pak të
zhvilluara?! Ajo mund të jetë një tërmet i madh për shtetin. Çka do thuajnë ata që edhe pas vdekjes
duan të jenë pushtet!
Paramedoni të shofim ëndërr – Kaligulën, Hitlerin, Çauşeskun, Sadamin, Gadafin, Noriegan, Çavezin, si
po bënin gati valixhet, ndërsa një tip xhelati u ofronte opsione vdekjeje: varje në litar, prerje koke me
shpatë, djegie në turrë drush, pushkatim, gijotinë, karrige elektrike etj. Gjumi na del, por, s’dime se
përse këso ëndërre?!