Tani është zyrtare: Marc Cucurella është lojtar i Real Madrid. Konfirmimi vjen nga një komunikatë zyrtare e “Los Blancos”, ku shkruhet se ish-lojtari i Chelsea ka firmosur deri më 30 qershor 2032.

Po ashtu, bëhet e ditur se akordi me klubin londinez për transferimin e mbrojtësit në Madrid është arritur për shifrën e 55 milionë eurove, plus 5 milionë euro bonuse.

Cucurella, lojtar i kombëtares spanjolle, vihet kështu nën urdhrat e trajnerit Mourinho. Reali ka marrë më parë edhe mbrojtësit Konate dhe Dumfries.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume