Mungesa e mjeteve të punës ka qenë një nga problemet kryesore me të cilat është ballafaquar Posta e Tetovës ndër vite. Për këtë, nga prokurimi i fundit që është bërë, Posta e Maqedonisë i ka ndarë 5 automjete për Postën e Tetovës. Sipas analizave të tyre, ky investim do të garantojë një funksionim shumë më efektiv të shërbimeve postare në krahasim me të kaluarën.
“Në Tetovë kemi vendosur si menaxhment t’i ndajmë pesë vetura për nevojat e shërbimeve postare. E dimë se në të kaluarën nuk kanë pasur këtë lloj investimi dhe ka qenë në mungesë për t’i kryer ndoshta edhe më mirë shërbimet postare. Deri tani kanë pasur vetëm tri vetura të vjetra, tash kanë edhe pesë të reja. Në bazë të analizës sonë, del që janë të mjaftueshme për të pasur funksionim më efikas dhe efektiv në punën dhe shërbimet postare”, tha Orhan Kurtishi – drejtor i Postës Maqedonisë